Albanian Bible

Mateu 27

Mateu

Return to Index

Chapter 28

1

 

   Tani nė fund tė sė shtunave, kur po zbardhte dita e parė e javės, Maria Magdalena dhe Maria tjetėr shkuan pėr tė parė varrin.  

 

 


2

 

   Dhe ja, ra njė tėrmet i madh, sepse njė engjėll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi tė.  

 

 


3

 

   Pamja e tij ishte si vetėtima dhe veshja e tij e bardhė si bora.  

 

 


4

 

   Dhe nga frika e tij, rojet u drodhėn dhe mbetėn si tė vdekur;  

 

 


5

 

   por engjėlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ``Mos kini frikė, sepse unė e di se ju kėrkoni Jezusin, qė u kryqėzua.  

 

 


6

 

   Ai nuk ėshtė kėtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thėnė; ejani, shikoni vendin ku qe vėnė Zoti.  

 

 


7

 

   Shkoni shpejt t`u thoni dishepujve tė tij se ai u ringjall sė vdekuri; dhe ja, po shkon pėrpara jush nė Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashė``.  

 

 


8

 

   Ato, pra, u larguan me tė shpejtė nga varri me frikė dhe me gėzim tė madh; dhe rendėn ta ēojnė lajmin te dishepujt e tij.  

 

 


9

 

   Dhe, ndėrsa po shkonin pėr t`u thėnė dishepujve, ja Jezusi u doli pėrpara dhe tha: ``Tungjatjeta!``. Atėherė ato u afruan, i rrokėn kėmbėt dhe e adhuruan.  

 

 


10

 

   Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Mos kini frikė, shkoni tė lajmėroni vėllezėrit e mi qė tė shkojnė nė Galile dhe atje do tė mė shohin``.  

 

 


11

 

   Ndėrsa ato po shkonin, ja qė disa nga rojtarėt arritėn nė qytet dhe u raportuan krerėve tė priftėrinjve tė gjitha ato qė kishin ndodhur.  

 

 


12

 

   Atėherė kėta bėnė kėshill me pleqtė dhe vendosėn t`u japin ushtarėve njė shumė tė madhe denarėsh,  

 

 


13

 

   duke u thėnė atyre: ``Thoni: Dishepujt e tij erdhėn natėn dhe e vodhėn, ndėrsa ne po flinim.  

 

 


14

 

   Dhe nė qoftė se kjo i shkon nė vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do tė bėjmė nė mėnyrė qė ju tė mos kini merak``.  

 

 


15

 

   Dhe ata i morėn denarėt dhe bėnė ashtu si i kishin mėsuar, dhe kjo e thėnė u pėrhap ndėr Judenjtė deri ditėn e sotme.  

 

 


16

 

   Pastaj tė njėmbėdhjetė dishepujt shkuan nė Galile, nė atė mal qė u kishte caktuar Jezusi  

 

 


17

 

   dhe, kur e panė, e adhuruan; por disa dyshuan.  

 

 


18

 

   Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: ``Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.  

 

 


19

 

   Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,  

 

 


20

 

   dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen``.  

 

 


Marku 1

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: