Albanian Bible

Psalmet 74

Psalmet

Return to Index

Chapter 75

1

 

   Ne tė lėvdojmė, o Perėndi, ne tė lėvdojmė, sepse emri yt na ėshtė i afėrt; njeriu tregon mrekullitė e tua.  

 

 


2

 

   Kur do tė vijė koha e caktuar, unė do tė gjykoj me drejtėsi.  

 

 


3

 

   Toka dhe tėrė banorėt e saj shkrihen, por unė i bėj tė qėndrueshme shtyllat e saj. (Sela)  

 

 


4

 

   U kam thėnė fodullėve: "Mos u mburrni!", dhe tė pabesėve: "Mos u bėni hundėpėrpjetė!  

 

 


5

 

   Mos e ngrini lart kokėn, mos flisni me qafė tė fortė".  

 

 


6

 

   Sepse lėvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perėndimi, as edhe nga shkretėtira.  

 

 


7

 

   Sepse Perėndia ėshtė ai qė gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.  

 

 


8

 

   Sepse Zoti ka nė dorė njė kupė vere qė shkumon dhe plot me erėza, qė ai e zbraz. Me siguri tėrė tė pabesėt e dheut do ta kullojnė dhe do tė pinė deri llumin.  

 

 


9

 

   Por unė do tė shpall pėrjetė dhe do t`i kėndoj lavde Perėndisė tė Jakobit.  

 

 


10

 

   Dhe do tė dėrrmoj tėrė fuqinė e tė pabesėve, por fuqia e tė drejtėve do tė pėrlėvdohet.  

 

 


Psalmet 76

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: